Institucionet e Kosovës vitet e fundit kanë marrë vendime që të hapen Zona të Lira Ekonomike. Këto zona ekonomike po mbeten vetëm në letër dhe nuk ka ndonjë strategji të mirëfilltë për zhvillim të këtyre zonave që do të hapnin biznese të reja dhe krijonin vende të reja pune.
Këshilltari në Odën Ekonomike të Kosovës(OEK), Berat Rukiqi tha se Kosova po krijon Zona të Lira Ekonomike vetëm në letër dhe nuk ka ndonjë kreativitet.
“Po mungon Pakoja e plotë që e bënë një Zonë Ekonomike të mirëfilltë. Ne kemi qenë edhe në Zonat e tjera të rajonit. Njëra ndër ta është Turqia si model. Po ashtu edhe vendet e tjera aziatike, ku atje ka një organizim i mirëfilltë për zona ekonomike. Turqia ka ligj për Zona Ekonomike”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.
Sipas tij, nëse do të vazhdohet me këtë ritëm të krijimit të Zonave Ekonomike për secilin qyrte, do të i humbet efekti dhe vlera ekonomike këtyre zonave.
“Krijimi i zonave ekonomike të këtyre, tregon se ka një mungesë të kreativitetit në politikat ekonomike. Qeveria e Kosovës duhet të ketë pako stimuluese për bizneset. Duhet të jetë infrastruktura, si për shembull energjia”, tha ai.
Ka shtete që kanë bërë zona ekonomike, sipas Rukiqit që shtetet kanë stimuluar bizneset.
“Ka zona ekonomike në Maqedoni që tani ka krijuar vende të reja pune e që janë me mijëra. Qeveria atje ka stimuluar bizneset me projekte të ndryshme, qoftë me trajnime, apo stimulime të tjera”, deklaroi ai.
Kosova sipas këshilltarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), duhet të jetë një Zonë Ekonomike.
“Kosova ka territor të vogël dhe e gjitha është mirë që jetë një zonë ekonomike dhe të ofrojë kushte të mira për bizneset”, pohoi ai.
Berat Rukiqi këshilltar në OEK, ka folur edhe për rritjen e pagave.
“Rritja e pagave në sektorin publike e de stimulon sektorin privat. Nëse e ke interesin me zhvillues sektorin privat, vendimet për rritje të pagave në sektorin e publik, krijon një diskrepancë”, deklaroi ai.
Për Zonën Ekonomike Amerikane që do të hapet në Gjakovë, Rukiqi tha se nuk ka në parë ndonjë studim për të.
“Ky rajon ka qenë i lënë anash”, tha ai.
Rukiqi është edhe kandidat për kryetar të OEK-ut. Kurse, Kuvendi i OEK-ut, do të mbahet në javën e ardhshme në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'