LAJMI I FUNDIT:

Rugova vazhdon të jetë pa energji elektrike për më shumë se 3 ditë

Rugova vazhdon të jetë pa energji elektrike për më shumë se 3 ditë

Zona turisitike e Rugovës tash e 3 ditë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Numri i madh i turistëve, por edhe vetë sipërmarrësit atje, po kanë vështirësi në zhvillimin e jetës normale dhe turizmit.

Janë qindra pushues, sportist e familjarë që po përballen me mungesë infrastrukture themelore për zhvillim turizmi, siç janë: energjia elektrike, por edhe furnizimi me ujë.


Ylber Rudi – bashkëpronar i kompleksit aplik ‘Rudi’ në Bogë, i ka thënë Radio Dukagjinit, se të gjithë sipërmarrësit atje po bëjnë të pamundurën që turistët dhe pushuesit të kenë komoditetin e duhur, mirëpo mungesa e energjisë e ka vështirësuar edhe funksionimin e tyre.

“Mund të them se tash e sa ditë, ne po e heqim të zitë e ullirit. Mungesa e energjisë elektrike e bën të vështirë funksionimin e jetës, e mos të flasim për zhvillim turizmi. Është koha e fundit që institucionet të veprojnë në këto raste. Ne themi se zhvillimi i turizmit, është edhe zhvillim ekonomik, andaj, tani është koha. Nuk ka zhvillim me mungesë energjie”, tha Rudi për Radio Dukagjinin.

I pyetur nga Radio Dukagjini, rreth kësaj problematike, Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, ka konfirmuar lajmin, se Rugova tash e sa ditë ka mbetur pa furnizim me energji, dhe kjo sipas Buzhalës për shkak të prishjeve që kanë ardhur si pasojë e motit shumë të ftohtë.

Buzhala ka konfirmuar se ekipet e KEDS-it ndodhen në terren në rajonin malor të Rugovës dhe po bëjnë të pamundurën për ta rikthyer furnizimin.

“Po, ka mungesë furnizimi atje, por ekipet tona janë tashmë në terren. Duhet kuptuar se kjo ka ardhur si pasojë e prishjeve nga temperaturat shumë të ulëta. Ne po punojmë shumë, por duhet ta kemi parasysh se terreni është malor dhe po hasim në vështirësi”,thotë Buzhala.

Buzhala nuk ka specifikuar se kurrë saktësisht mund të kthehet furnizimi me energji në Rugovë, respektivisht në Bogë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori