LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Nuk ka alternativë tjetër, besoj në marrëveshjen LDK-LVV  

Rugova: Nuk ka alternativë tjetër, besoj në marrëveshjen LDK-LVV  

Kryetari i Istogut dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është optimist se deri të enjten do të arrihet marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse nuk ka zgjidhje tjetër dhe se partitë që deri tani ishin në opozitë janë votuar që të vijnë në pushtet.

Rugova më tej ka shtuar se beson dhe është shumë e rëndësishme që të ketë marrëveshje për formimin e institucioneve të reja, por ka thënë se pozita e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe të presidentit duhet të jenë pjesë e marrëveshjes sepse zgjidhen nga Kuvendi.


Besoj se duhet të ketë marrëveshje para të enjtes. Është e rëndësishme të ketë marrëveshje sepse institucionet e Kosovës duhet të formohen dhe të funksionojnë. Unë kam thënë edhe më herët se të gjitha funksionet e larta shtetërore, si kryeministri, kryeparlamentari, presidenti si funksione duhet të jenë pjesë e marrëveshjes sepse janë organe që votohen nga kuvendi”, tha Rugova për Telegrafin.

Sipas tij, ka spekulime rreth mosmarrëveshjeve për emrin rreth postit të presidentit, por ai tha se kjo nuk lidhet me emra por me pozitën.

“Jam pro marrëveshjes sepse s’ka aleanca tjera… Subjektet politike që kanë qenë në opozitë duhet të vijnë në pushtet”, tha anëtari i Kryesisë së LDK-së.

I pyetur se çka nëse deri të enjten nuk ka marrëveshje dhe a mund të shkohet në zgjedhje, ai tha “Nëse është e domosdoshme dhe me çdo kusht atëherë edhe shkojmë…”.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i LVV-së, Albin Kurti kanë zhvilluar disa takime deri tani por ende nuk kanë rezultuar me marrëveshje finale.

Dy partitë kanë deklaruar se sa i përket programit qeverisës janë pajtuar mbi 90 %, por problem po mbetet marrëveshjes rreth pozitës së presidentit.

Seanca konstituive e legjislaturës së VII-të do të mbahet më 26 dhjetor, në ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori