LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Nuk duam rrëzimin e Qeverisë me Listën Serbe (Video)

Rugova: Nuk duam rrëzimin e Qeverisë me Listën Serbe (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se për subjektin që ai bën pjesë nuk është e dëshiruar rrëzimi i Qeverisë duke faktorizuar Listën Serbe.

Rugova, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, tha se më e pëlqyeshme do të ishte rrëzimi i Qeverisë me votat e disa deputetëve të koalicionit qeveritar.


“Në parim  edhe ne LDK-ja dhe kryetari Isa Mustafa nuk jemi ithtarë të bashkëpunimit me Listën Serbe dhe faktorizimit të saj. Ne si opozitë jemi 58 deputetë të popullit mazhorancë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së ka thënë se LDK-ja është e kujdesshme për mënyrat se si do të rrëzoj Qeverinë.

“LDK është jashtëzakonisht e kujdesshme në këtë drejtim, sepse nuk na duhet pushteti duke dëmtuar shtetin”, deklaroi Rugova, përcjell Telegrafi.

Rugova thotë se duke injoruar Listën Serbe mund t’i dërgojmë mesazh Beogradit.

“Ne përmes deputetëve të Listës Serbe, duhet t’i dërgojmë mesazh Beogradit se ata janë qytetarë të Kosovës dhe paguhen nga buxheti i saj”, thotë ai.

Deputeti opozitar thotë se ka negociata edhe me disa deputetë dhe subjekte të mazhorancës, për të planifikuar rrëzimin e Qeverisë.

“Ne do t’i kërkojmë këto vota që na duhen te partnerët e koalicionit qeverisës. Kemi pasur takime me disa deputetë dhe subjekte politike të mazhorancës, por për momentin janë negociata që nuk dua të përmend emra”, tha ai.

“Ka sinjale pozitive edhe nga ta, sepse e kanë kuptuar se vendi nuk mund të shkojë në këtë konfuzion e amulli”, deklaroi ndër të tjera deputeti i LDK-së, Naser Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori