LAJMI I FUNDIT:

Rudy Giulianit i pezullohet licenca e avokatit në New York

Rudy Giulianit i pezullohet licenca e avokatit në New York

Ish-avokati i ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe ish-kryetari i bashkisë së New Yorkut, Rudi Giuliani nuk do të jenë më në gjendje të ushtrojnë profesionin e avokatit në atë qytet pasi i është marrë licenca.

Gjykata e Lartë në New York njoftoi sot se licenca e Giulianit është pezulluar edhe zyrtarisht. Supozohet se kundër këtij vendimi do të bëhet një apel, por pezullimi, siç thanë ata, është në fuqi ndërsa hetimet po vazhdojnë, raporton cnbc.


Gjykata përcaktoi se “ka prova të padiskutueshme që Giuliani, në cilësinë e tij si avokat i Donald Trump, bëri deklarata të rreme dhe mashtruese për publikun, por edhe për gjykatat”. Sipas shpjegimit të gjykatës, Giuliani pretendoi se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur dhe se klienti i tij përjetoi padrejtësi.

Kjo kontribuoi në krijimin e opinionit publik, në të cilin Donald Trump është viktima, ndërsa Partia Demokratike akuzohet për vjedhje të zgjedhjeve. Duke qenë se kjo teori kishte një përgjigje të madhe publike, Giuliani akuzohet për mashtrim të popullit të Shteteve të Bashkuara, por edhe të sistemit legjislativ.

Tani ai ka të drejtë të ankohet, por ende nuk mund të paraqitet në gjykatë dhe të shprehë mendimin e tij, sepse procedura ndaj tij po vazhdon.

“Sapo të përfundojë hetimi, ne mund të fillojmë një procedurë zyrtare në të cilën avokati ka të drejtë të dëgjohet”, tha Gjykata e Lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori