LAJMI I FUNDIT:

Ruçi: Ky sesion parlamentar do të vulosë hapjen e negociatave me BE-në

Ruçi: Ky sesion parlamentar do të vulosë hapjen e negociatave me BE-në

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi paraqiti arritjet e sesionit të shkuar parlamentar.

Ruçi vlerësoi si arritjen më të madhe në sesionin e shkuar miratimin e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi si një mangësi të rëndësishme mosmiratimin e Ligjit për Magjistraturën.


“Reforma në drejtësi është sukses i madh i sesionit të kaluar parlamentar. Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim. Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i Magjistraturës. Roli i Kuvendi u forcua dukshëm”, tha Ruçi.

Ndërkohë, sa i përket sesionit të ri parlamentar, i cili nisi një ditë më parë, me seancën e parë e cila u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës, Ruçi theksoi se në këtë sesion do të vuloset çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori