LAJMI I FUNDIT:

RTV Dukagjini sjell dëshmi që dhunime seksuale ndodhën edhe në qendër të Prishtinës (Video)

RTV Dukagjini sjell dëshmi që dhunime seksuale ndodhën edhe në qendër të Prishtinës (Video)

RTV Dukagjini përmes një video ekskluzive, tregon se vrasje e dhunë, paramilitarët serbë kryen edhe në qendër të Prishtinës.

Këtë e dëshmon edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, që rrëfen për atë se çfarë ka parë nëpër bodrume të objekteve të kryeqytetit.

Një ekip i ushtarëve britanik kishin inspektuar ndërtesën e fakultetit juridik dhe ekonomik të Universitetit të Prishtinës menjëherë pas luftës.

Ngjarja ishte përcjellë edhe nga agjencia “Associatied Press” dy dite pas hyrjes së trupave britanike në Prishtinë.

Në ndërtesën që gjendet në zemër të Prishtinës ushtarët kishin zbuluar një qendër të torturave. Në videon e asaj kohe shihen mjete të ndryshme të torturave prej thikave, shkopave të bejsbollit, boksave të bëra nga eshtrat e njerëzve, të brendshme femrash dhe shumë elemente tjera që dëshmojnë se aty ka ndodhur krim makabër, përfshirë dhunën seksuale.

Arsim Gërxhaliu, tash drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka qenë bashkë me ushtarët e KFOR-it në këtë inspektim.

Ai është i bindur se ndërtesa ku tash përgatiten juristët e ardhshëm u përdor për dhunimin e grave e vajzave kosovare.

“Me KFOR-in vazhduam në stacionin e policisë në të cilin kemi vërejtur gjëra që lenin gjurme se aty ishin maltretuar njerëz. Pastaj kemi zbritur tek ndërtesa e Fakultetit Ekonomik e Juridik. Aty na kanë përcjellë shumë kamera televizive. Podrumi i këtij objekti ka qenë përplot me ndërresa të brendshme të femrave. Ka pasur gjak në dysheme e mure, ka pasur shkopinj të bejsbollit, shufra metali. Thjesht shihej se aty ishin maltretuar njerëzit. Dy pika kanë qenë në Prishtinë gjatë luftës. Njëra ka qenë të hyrja që dërgon te Fakulteti Ekonomik e Juridik, tjera te ish-Bankosi. Nga këto dy pika njerëzit i ndanin nga kolonat dhe i futnin te objekti i Fakultetit Ekonomik e Juridik”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Arsim Gërxhaliu.

Masakra me kosovarë kishte vazhduar edhe në fshatrat afër, ku në një prerëse druri kishin parë gjak që sipas një banori aty ishin prerë të gjallë personat.

“Ka dalë një fshatar nga mali dhe na ka treguar se ka qenë një pikë kontrolli në Llukar. Aty afër kishte qenë një garazhdë për rregullimin e automjeteve, ku kishte një kanal dhe aty ishte një cirkular i drurit ku mendohet se aty janë prerë njerëzit. Ai vendi ishte i mbushur me gjak. E di që mbrapa KFOR-it ecnin mbi 15 kamera që e kanë parë vendin”, tregon më tej Arsim Gërxhaliu, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë që në Kosovë Serbia ka bërë mbi 400 masakra, ndërsa rreth 20 mijë, llogaritet të jetë numër i të dhunuarave gjatë luftës. Pas dy dekadash, ende janë mbi 1600 persona të pagjetur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori