LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: Nesër fillon dhe përfundon numërimi i votave të diasporës

Rrustemi: Nesër fillon dhe përfundon numërimi i votave të diasporës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se më në fund u vendos drejtësi për votat e diasporës.

Rrustemi në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se vendimi i Supremes për procesimin e votave të mbetura të diasporës ishte i drejtës dhe i pritshëm.

“KQZ-së nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se qysh nesër të filloj verifikimin e atyre votave dhe të fillojë menjëherë numërimin e tyre që më pas të përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ ka thënë se kjo vonesë ka qenë e panevojshme nëse do të ishin numëruar me kohë këto vota të ardhura nga diaspora.

Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës
Lexo po ashtu Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës

Rrustemi ka thënë se me vendimin e Supremes drejtësia u rikthye në vend.

“Me procedura parashihet vlerësimi i dërguesve dhe menjëherë më pas këto pako do të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Besojmë që numërimi do të kryhet brenda të njëjtës ditë dhe në fund do të kemi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, tha ndër të tjera Adnan Rrustemi./Telegrafi/