LAJMI I FUNDIT:

Rrustem Mustafa-Remi: Kemi humbur shumë kohë me Demarkacionin e Asociacionin

Rrustem Mustafa-Remi: Kemi humbur shumë kohë me Demarkacionin e Asociacionin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi ka shkruar se është humbur shumë kohë duke u marrë me demarkacionin  dhe asociacionin.

Ai në rrjetin social Facebook shkruan vendi duhet të veprojë dhe të përmbyllë këto dy tema.


“Kemi humbur kohë duke u marrë me Demarkacion e Asociacion. Njëra mundëson integrimin e Kosovës në BE, ndërsa tjetra duhet konsideruar si veprim kritik për të ofruar komunat me shumicë serbe me institucionet e Kosovës. Duke konsideruar që nuk humbet tokë dhe se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, Vendi duhet të veprojë dhe të përmbyllë këto dy tema. Kështu mund të sigurojmë funksionalitet të shtetit dhe të ndjekim agjendat e radhës që janë vitale për ardhmërinë e vendit”, shkruan ish deputeti i PDK-së në Facebook. /Telegrafi/