Rruga Tetovë-Pirok dhe rruga Tetovë-Jazhincë tashmë vite me radhë janë kthyer në rrugë të tmerrshme për vozitësit. Pothuajse çdo ditë në këto rrugë regjionale regjistrohen aksidente, shkruan gazeta Koha. Arsyet më të shpeshta për numrin e madh të aksidenteve në këto rrugë janë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjegjësisht vozitja e shpejtë, mos respektimi i sinjalistikës rrugore, stërngarkimi i rrugës për shkak të rritjes së fluksit të automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë, sidomos në muajt e verës,por edhe për shkak të dëmtimit të rrugës në shumë pjesë të sajë.
Si rezultat, në këto rrugë regjionale janë regjistruar shumë dalje nga rruga, të cilat jo rrallë herë janë shoqëruar edhe me rrokullisjen e automjeteve, ndeshje, por ka pasur raste kur kanë pësuar edhe këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët.
Përveç kësaj, aksidentet në këtë periudhë kohore kanë ndodhur edhe për shkak të veprimeve jo të ndërgjegjshme, gjegjësisht të pahijshme, si parakalimet jo të rregullta, mos mbajtja e distancës dhe të ngjashme.
“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, respektivisht Stacioni për siguri në trafik dhe rrugë, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, në rrugën regjionale Tetovë-Pirok ka regjistruar 10 aksidente trafiku, nga të cilat 1 aksident me 1 person me lëndime të rënda trupore, 7 aksidente trafiku me 10 persona me lëndime të lehta trupore, 2 aksidente trafiku vetëm me dëme materiale, kurse me viktima në njerëz nuk janë regjistruar aksidente trafiku”, theksoi zëdhënësi i Policisë në Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Kësisoj, rruga regjionale Tetovë-Pirok-Gostivarë është duke marrë haraçin. Kohëve të fundit, kjo rrugë është bërë e rrezikshme dhe fatale për vozitësit. Pika më kritike e kësaj rruge ku ndodhin më shumë aksidente është fshati Reçicë dhe Pallçishti. Banorët disa herë kanë kërkuar që të vendosen “policë të shtrirë” në rrugë me qëllim që të ngadalësohet shpejtësia e lëvizjes së automjeteve, por deri më tash autoritetet përgjegjëse nuk kanë dhënë leje për një gjë të tillë.
Kjo rrugë, e cila kalon përmes fshatrave të Tetovës dhe Komunës së Bogovinës, viteve të fundit është shndërruar në arenë aksidentesh, të cilët në shumë raste janë edhe të pazakonshme. Mure të thyera të shtëpive, shtylla elektrike të goditura, dëmtime të mureve të varrezave, shkelje të këmbësorëve, hyrje me veturë në dyqane, dëmtim të reklamave të pompës së benzinës… janë vetëm disa nga aksidentet që kanë ndodhur viteve të fundit në këtë rrugë. Në këtë rast, më shumë janë të rrezikuar banorët e fshatrave Reçicë e Madhe, Pallçisht, Kamjan, Siniçan, Bogovinë, Pirok, të cilët kanë shtëpitë e tyre përgjatë kësaj rruge. Rritja e aksidenteve është shënuar pikërisht pas asfaltimit të kësaj rruge me ç`rast është rritur edhe shpejtësia me të cilët vozitet në këtë rrugë.
Banorët nga ana tjetër theksojnë se ndjehen të pasigurt sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, pasi pjesa dërmuese e aksidenteve ndodhin gjatë natës.
“Kërkojmë që organet policore dhe pushtetet lokale të marrin masa që të krijojnë siguri në këtë rrugë, pasi bëhet fjalë për një gjatësi prej 2 kilometrave që përfshinë fshatin tonë”, thonë banorë të kësaj zone. Policia e Tetovës pranon se në disa akse rrugore që janë në kategorinë e rrugëve regjionale mungojnë shenjat që ndikon në sigurinë e përgjithshme në komunikacionin rrugor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj