LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e së ardhmes: Tunelet e nëndheshme ku makinat ecin me 200 kilometra në orë (Foto/Video)

Rrugët e së ardhmes: Tunelet e nëndheshme ku makinat ecin me 200 kilometra në orë (Foto/Video)

Imagjinoni. Jeni të bllokuar në trafik. Në një moment çahet toka dhe ju përmes tuneleve të nëndheshme mbërrini në destinacionin tuaj brenda disa minutash.

Miliarderi, inxhinieri, shpikësi dhe biznesmeni amerikano kanadez Elon Musk ka publikuar në instagram foton e një tuneli nëntokësor që po ndërtohet nga kompania Boring në Los Anxhelos së bashku me një makinë Tesla S në hyrje të tunelit.


Projekti parashikon makinat të zbresin në tunel përmes një ashensori të madh dhe më pas vendoset në një platformë magnetike që do të transportojë makinën në një linjë hekurudhore me shpejtësi 199 km në orë.

Përsosmëria e teknologjisë, hapja e tuneleve janë pjesë e projektit në të ardhmen, ndërsa kompania Boring duhet të vijojë me procesin e lejes së miratimit fillimisht në nivel lokal, më pas shtetëror dhe më pas federal, transmeton oranews.

Deri atëherë Elon Musk do të vazhdojë të postojë në rrjetet sociale pjesë të këtij projekti vërtet ambicioz.