LAJMI I FUNDIT:

Rruga “Penny Lane” mund të riemërohet

Rruga “Penny Lane” mund të riemërohet

Rruga e famshme e Liverpulit, “Penny Lane”, e popullarizuar nga kënga e pavdekshme e grupit The Beatles, është në rrezik për t’u riemëruar shkaku i lidhjes me skllavërinë.

Javën e kaluar, shenjat e kësaj rruge ishin vandalizuar pasi ishte thënë që ato lidhen me tregtarin e famëkeq të skllevërve, James Penny.


Steve Rotherham, kryebashkiaku i Liverpulit e ka pranuar që rruga mund të riemërohet nëse zbulohet një lidhje midis këtyre elementeve të lartpërmendura.

“Nëse është pasojë e drejtpërdrejtë që rruga të quhet ‘Penny Lane’ shkaku i James Pennyt, atëherë ajo duhet hetuar”, ka thënë Rotherham për Sky News. “Diçka duhet të ndodhë dhe do të thosha që ajo shenjë dhe ajo rrugë mund të jenë në rrezik që të riemërohen”. /KK/