LAJMI I FUNDIT:

Rruga e vërshuar nga uji, rrëmben autobusin me 70 udhëtarë (Video)

Rruga e vërshuar nga uji, rrëmben autobusin me 70 udhëtarë (Video)

Pamje rrëqethëse e tregojnë momentin, kur autobusi i mbushur me pasagjerë ka mbetur në mes të një rruge të vërshuar në Indi.

Udhëtarët që kishin hipur sipër makinës transportuese, fillojnë të bien poshtë pasi uji lëvizte me shumë rrëmbim në këtë pjesë të Madhya Pradesh, transmeton Telegrafi. Të tjerë fillojnë të hidhen vet, në përpjekje që të shpëtojnë nga ndonjë tragjedi e mundshme.


Askush nuk shihet duke iu dalë në ndihmë personave të ngecur sipër dhe brenda autobusit. Megjithatë mësohet se njësitet e shpëtimit kanë bërë përpjekje, që t’i shpëtojnë viktimat.

Shkaku i reshjeve të vazhdueshme, deri më tani kanë vdekur më shumë se 100 persona, kurse mbi katërmijë janë larguar nga shtëpitë e tyre të rrënuara. /Telegrafi/