LAJMI I FUNDIT:

Rrokulliset një kamion në Mazgit, lëndohet një person

Rrokulliset një kamion në Mazgit, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Mazgit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.


Sipas tij, gjatë aksidentit një kamion është rrokullisur, ndërsa njësia policore po merret me rastin.

“Para pak minuta është lajmëruar një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Një kamion është rrokullisur, një person është lënduar, njësia policore e trafikut po merret me rastin…”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/