LAJMI I FUNDIT:

Rrokullisen me traktor, një person vdes dhe një lëndohet në Istog

Rrokullisen me traktor, një person vdes dhe një lëndohet në Istog
Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, si pasojë e rrokullisjes me traktor.

Rasti ka ndodhur në Istog, ku viktima derisa ishte duke drejtuar traktorin, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.


“Si pasojë, drejtuesi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri mashkull K/Shqiptar, i cili gjendej në rimorkio ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u lirohet familjarëve”, njofton policia. /Telegrafi/