LAJMI I FUNDIT:

“Rroftë Pavarësia e Kosovës”, ministri gjerman Ozdemir uron në shqip në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Gjermani

“Rroftë Pavarësia e Kosovës”, ministri gjerman Ozdemir uron në shqip në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Gjermani

Kosova më 17 shkurt shënoi 16-vjetorin e pavarësisë. E në pritjen e organizuar në Ambasadën e Kosovës në Gjermani i pranishëm ishte edhe ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Oezdemir i cili muaj më parë ishte për vizitë në Kosovë.

Ministri gjerman para të pranishmëve mbajti në fjalim rasti, ndërkaq të pranishmëve ua uron pavarësinë e Kosovës në gjuhën shqipe.


“Rroftë Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ministri Ozdemir në pritjen e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti në një postim në Facebook “të bekuar me miqësinë tonë tradicionale dhe historike me shtetin dhe popullin gjerman”. /Telegrafi/