“Karagaçi”, ndër bashkësitë më të mëdha të qytetit të Pejës, është përfitues i radhës i investimeve nga KEDS-i.
Në këtë zonë bëhet fjalë për një investim të gjerë, meqë shtrirja e kësaj bashkësie përfshinë pjesë dhe lagje të mëdha të qytetit, nisur nga objekti i Komunës së re, shkolla “Vaso Pash’ Shkodrani”, objekti i vjetër i Fakultetit të Biznesit dhe nyje të tjera.
Intensiteti i punimeve është koncentruar në rrugët “Fehmi Agani”, “Adem e Bakir Gjuka” dhe “Filip Shiroka”, lagje këto të cilat pos rrjetit dhe furnizimit kualitativ që ka munguar ndër dekada, do të kenë edhe sistem rrjeti nëntokësor.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, konfirmon se bëhet fjalë për një zonë dhe investim të madh ku përfitues do jenë qindra konsumatorë.
“Në ‘Karagaç’ të Pejës, mund të themi se po ndodhë një investim madhor, që përfshinë vënien e largpërçuesit ajror dhe nëntokësor, komplet rrjet të ri të tensionit të ulët dhe të mesëm si dhe trafo të re”.
Në këtë perimetër të zonës, pos ekonomive familjare shtrihen edhe ekonomi biznesore të cilat, vite më radhë kanë vuajtur nga tensioni jostabil përderisa edhe humbjet kanë qenë të mëdha, duke shkuar deri në 46.21%.
Gjemal Grabovci banor i kësaj pjese shpreson shumë se me rrjetin e ri, në radhë të parë do të ulet rrezikshmëria e më pas edhe rezultatet pozitive të tensionit nuk do të mungojnë.
Sipas tij e mira më e madh është se në lagjen e tij do të hiqen shtyllat në tërësi.
“Ne kemi qenë të rrezikuar nga rrjeti i vjetërsuar, tashmë po shihet se KEDS-i sistemin e lagjes tonë e ka shtrirë në sistem nëntokësor. Do të hiqen pra edhe shtyllat”, thotë Grabovci.
Edhe zëdhënësi i KEDS-it Buzhala sqaron se kudo ku ka mundësi në këtë zonë po shtrihet rrjet nëntokësor ndërsa një pjesën tjetër do të shtrihet rrjet ajror, por edhe ai i ri.
“Aty ku ka mundësi teknike po shtrihet rrjeti nëntokësor ndërsa një pjesë tjetër do të mbetet siç ka qenë, mirëpo kuptohet çdo herë me rrjet të ri sipas standardeve më të larta evropiane, që KEDS po i zbaton në kuadër të planit të tij, tashmë të prezantuar për tërë Kosovën”, përfundon Buzhala.
Shtrirja e investimeve në pjesë të tjera të bashkësisë lokale “Karagaçi” do të vazhdojë sipas dinamikave të parapara nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur