LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Ferrari 488, rival i fortë për Porsche 911 (Foto)

Rrjedhin pamjet e Ferrari 488, rival i fortë për Porsche 911 (Foto)

Prodhuesi italian Ferrari, ka bërë të ditur se e ka gati veturën, me të cilën do ta rivalizojë Porsche 911 GT2 RS dhe t’ia rrëmbejë shkëlqimin e paraqitjes në Gjenevë, gjatë vitit që vjen.

Më vonë është bërë e ditur, se ky model është pikërisht 488 GTO, që edhe u kap duke u testuar në rrugë, me shtresën për kamuflazh, transmeton Telegrafi.


Së fundmi, kanë rrjedhur pamjet që e tregojnë nga afër këtë veturë, megjithëse ka sipër një pëlhurë.

Kjo ka mjaftuar që ekspertët të reagojnë, duke thënë se ky Ferrari është rival i fortë dhe mund ta mund atë nga kompania gjermane.

Mbetet të shihet nëse në të ardhmen zbulohen edhe nga detaje tjera, të këtyre makinave sportive dhe luksoze. /Telegrafi/