LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhë data e prezantimit të Lexus LS F (Foto)

Rrjedhë data e prezantimit të Lexus LS F (Foto)

Prodhuesi japonez Lexus, ka bërë të ditur se është duke e punuar modelin LS F, që ka 4.0-litra turbo dyshe V8 dhe do të prodhojë 600 kuajfuqi.

Pos se do të jetë një kupe sportive, nuk është bërë i ditur asnjë detaj për këtë makinë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, mediat që merren me automobilizëm, kanë siguruar një informatë të rrjedhur, që tregon se kjo veturë do të prezantohet në Tokyo Motor Show, që zhvillohet gjatë muajit që vjen.

Në këtë aktivitet, pritet të zbulohen të gjitha detajet e modelit luksoz, që lansohet në treg pas një viti. /Telegrafi/