KRU "Prishtina" kërkon nga konsumatorët që të kenë kujdes me përdorimin e ujit


Kompania Rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me njoftim për konsumatorët se për shkak të rritjes së konsumit të ujit gjatë periudhës së verës të kenë kujdes gjatë përdorimit sa më të përgjegjshëm të tij.
Sipas njoftimit në Facebook, "KRU" Prishtina ka thënë se është e rëndësishme që secili nga konsumatorët të kontribuojë në ruajtjen e ujit, duke shmangur shpenzimet e panevojshme dhe përdorimin e tij për aktivitete që nuk janë të destinuara.
"Me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit qytetar, mund të sigurojmë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjitha familjet, institucionet dhe bizneset. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj në ruajtjen e këtij burimi të çmuar jetik”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook nga kompania e ujësjellësit./Telegrafi/





































