LAJMI I FUNDIT:

Rritje e numrit të vrasjeve në Kosovë – për dhjetë muaj ndodhën 26 raste

Rritje e numrit të vrasjeve në Kosovë – për dhjetë muaj ndodhën 26 raste

Kohëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të numrit të vrasjeve, një fenomen ky që është bërë alarmant për shoqërinë. Nga fillimi i këtij viti, Kosova është tronditur me dhjetëra vrasje, ku rasti i fundit është i Liridona Ademaj-Murseli, e cila u vra më 29 nëntor në periferi të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin se për periudhën janar-tetor të këtij viti kanë ndodhur 26 vrasje.


Krahasuar me numrin e vrasjeve që kanë ndodhur brenda vitit të kaluar, shihet se në 10 muajt e këtij viti ka pasur rritje të numrit të vrasjeve.

Gjatë vitit 2022 sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, janë shënuar gjithsejtë 21 vrasje.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 kanë ndodhur shtatë raste “vrasje e rëndë” (vrasje brenda familjes). Në këto shtatë raste janë evidentuar 8 viktima (një rast me dy viktima), 4 meshkuj dhe 4 femra.

Kurse, gjatë periudhës janar-tetor 2023 Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto katër raste janë evidentuar 5 viktima (një rast me dy viktima), 2 meshkuj dhe 3 femra.

Plaçkitje dhe vrasje në shifra shqetësuese, ekspertët thonë se po rrezikohet siguria publike
Lexo po ashtu Plaçkitje dhe vrasje në shifra shqetësuese, ekspertët thonë se po rrezikohet siguria publike

Vrasjet që tronditën opinionin këtë vit

Mbrëmjen e 29 nëntorit, Kosova është tronditur nga vrasja e Liridona Ademaj-Museli. Ajo u vra në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e kishte raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave, dorasin Granit Plava dhe Naim Murseli bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar është edhe Kushtrim Kokallaj, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më 3 dhjetor Gjykata Themelore e Prishtinës u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarave Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokallaj.

Gjykata njoftoi se i pandehuri Naim Murseli i kishte premtuar të pandehurit Granit Plava shumën e të hollave prej 30 mijë eurove, për të kryer veprën penale.

Të gjitha lajmet rreth vrasjes së Liridonës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth vrasjes së Liridonës

Së fundmi është arrestuar edhe personi i katërt i dyshuar për këtë rast, Tomë Doda. Doda po dyshohet se më datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve Naim Murseli dhe Granit Plava, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale “Vrasje e Rëndë” e të dëmtuarës, tani të ndjerës Liridona Ademaj-Murseli. Gjykata ndaj të njëjtit ka ma marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Një vrasje tjetër që kishte tronditur opinionin ishte ajo e 20 shtatorit në Banjë të Malishevës. Policia kishte bërë të ditur se një person ishte gjetur pa shenja jete dhe se dyshohej se i njëjti ishte qëlluar me armë zjarri. Për këtë rast ishte vetëdorëzuar në polici një person.

Tjetër vrasje ishte raportuar më 11 shtator 2023 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në sytë e një fëmije 4 vjeçar.

Më datën 3 shator të vitit 2023, një person ishte vrarë në Prizren para syve të familjes së tij.

Më 31 gusht kishte ndodhur një tjetër vrasje në fshatin Balincë të Malishevës, ku për vdekje ishte qëlluar një 29 vjeçar. Ngjarja kishte ndodhur në tregun e druve. Për këtë rast janë arrestuar tetë persona ndaj të cilëve ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vrasja e të riut në Malishevë, çfarë dihet deri tash?
Lexo po ashtu Vrasja e të riut në Malishevë, çfarë dihet deri tash?

Më datën 10 gusht të vitit 2023, në Skenderaj, u vra një 39-vjeçar dhe mbetën të plagosur tre të tjerë. Nga hetimet e para, policia kishte deklaruar se dy persona të dyshuar e të maskuar kishin hyrë brenda në kafiteri, kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Tjetër vrasje ndodhi më 7 gusht të vitit 2023, ku një person në Klinë u vra me armë zjarri. Viktima dhe i dyshuari kishin lidhje familjare. Dorasi Tush Frroku fillimisht kishte ikur nga polica e pas disa ditëve pastaj ishte vetdorëzuar. Tush Frroku, në të kaluarën kishte kryer edhe vepra të tjera penale.

Më datën 5 gusht të vitit 2023 kishte ndodhur një vrasje në “Bon Vivant”, po në të njëjtën ngjarje kishin mbetur të plagosur 6 persona dhe 10 të tjerë ishin lënduar.

Më  2 gusht të vitit 2023 ishte vrarë shtetasja argjentinase në Fushë-Kosovë, nga i dashuri i saj. Vrasje tjetër ndodhi edhe në Viti më 21 korrik ku i vrarë mbeti një person i moshës 17 vjeç, i cili ishte therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Më 25 qershor të vitit 2023, kishte ndodhur një vrasje për tokë në Gjakovë, ndërkaq i dyshuari kishte thënë se dy vëllezërit i vrau në vetëmbrojtje.

Më datën 14 prill të vitit 2023 një grua ishte ekzekutuar në Pejë, kurse i dyshuar ishte djali i saj. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Mbreti Zog”. Ndaj dorasit Prokuroria ngriti aktakuzë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri U.H, më datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.

Ngritet aktakuzë kundër të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë
Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë kundër të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Më datën 24 janar të vitit 2023, në Kaçanik nga Policia e Kosovës ishte gjetur një burrë i moshës 48-vjeçar i vrarë në veturën e tij. Më pas u bë e ditur se i vrarë ishte Nysret Cena. Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohej se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori