LAJMI I FUNDIT:

‘Rritje abuzive e çmimit të qumështit në Shqipëri’ – ekspertët: Vlerat për nënproduktet nga delja e dhia po shtrenjtohen me hile

‘Rritje abuzive e çmimit të qumështit në Shqipëri’ – ekspertët: Vlerat për nënproduktet nga delja e dhia po shtrenjtohen me hile

Industria e Përpunimit të Qumështit, ka lajmëruar të gjitha pikat e shitjes se duke nisur nga data 15 shkurt, të gjitha nënproduktet e qumështit të dhisë dhe dele do të kushtojnë më tepër.

Ky ndryshim çmimi me vjen me justifikimi se një litër qumësht i të imtave tek fermerët blihet 20-30 lekë më tepër.

“Gjëja e parë që mund të them është se kjo rritje me planifikim nuk më pëlqen. Të duket sikur ka hile prapa”, tha Zef Gjeta, ekspert bujqësie.


Në tabelën që po shihni në ekran janë të shënuara të gjitha produktet e bulmetit që konsumatorit do t’i kushtojnë më tepër. Një kilogram djathta dhie shqiptarëve do tu kushtojë 38% më tepër. Nëse deri me tani qytetarët një kilogram djathë dhie e kanë blerë 870 Lekë, pas 15 shkurtit i njëjti djathë do të kushtojë 1.200 Lekë kilogrami. Ndërsa djathin i deles do të kushtoje 24% më tepër.

Kjo rritje çmimi sipas eksperteve të bujqësisë është abuzive.

“Ka 30 vjet që sektori zvogëlohet dhe dëmtohet nga pakujdesia. Ana tjetër është se këto prodhuesit e nënproduktit të qumështit në përgjithësi e gjejnë fjalën bashkë, këtë e them si vëzhgues dhe konsumator. Ka një marrëveshje midis tyre dhe kjo është në dëm të konsumatorit”- tha Zef Gjeta, Ekspert Bujqësie

Produktet e bulmetit shqiptarëve po u kushtojnë gjithnjë e më shumë, kjo sepse stallat me gjë të gjallë sa vijnë e rrallohen.

Sipas shifrrave të INSTAT vetëm në 5 vjecarin e fundit në Shqipëri ka 500 mijë dele më pak.

Kjo vjen si pasojë e politikave të gabuara që ndjek ministria e bujqësisë.

“Në këtë rast me siguri kërkohet ndërhyrja e qeverisë së pari për të parë nëse ka nje marrëveshje dhe për të marë masa për të shtuar numrin e krerëve. Në mënyrë të domosdoshme duhet të mendojmë për plane afatgjata. Duhet të mbështesim fermerin, bariun”- tha Zef Gjeta, ekspert bujqësie.

Fermerët ndryshe nga ministria e bujqësisë mendojnë që skema e duhur mbështetëse që do të sjellë zhvillimin e këtij sektori është lekë për litër qumësht, dhe subvencioni për krerë, raporton tch.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori