LAJMI I FUNDIT:

Rritja sekrete e vlerës së kontratës për ndërtimin e autostradës ”Arbën Xhaferi”

Rritja sekrete e vlerës së kontratës për ndërtimin e autostradës ”Arbën Xhaferi”

Vlera e kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi” ka pësuar ndryshime në vitin 2015. Larg syve të publikut Qeveria dhe kompania ndërtuese “Bechtel-Enka” janë pajtuar që vlera të rritet për 8.5 milionë euro në emër të përshkallëzimit të TVSH-së. Nga deputetët ky veprim i Qeverisë po cilësohet mjaft i dyshimtë.

Krahas pretendimit prej 63 milionë eurosh nga konsorciumi “Bechtel-Enka”, shteti i Kosovës dyshohet se është dëmtuar edhe me 8.5 milionë euro në projektin për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.


Larg syve të publikut, në dhjetor të vitit 2015, Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel-Enka” kanë nënshkruar një ndryshim milionësh në vlerën e kontratës. Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro më shumë sesa çmimi me të cilin ishte nënshkruar kontrata në fillim.
Ky ndryshim është bërë i njohur në një raport konfidencial të ministrit aktual të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Kjo çështje ka ngritur shqetësime në radhët e deputetëve që janë pjesë e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. Në raport thuhet se ndryshimi në vlerën e kontratës u bë si pasojë e zbatimit të pakos fiskale në vitin 2015, përkatësisht rritjes së TVSH-së nga 16 në 18 për qind.

Kjo diferencë u kalkulua në vlerën e kontratës “Arbën Xhaferi”, me një kosto prej 8.5 milionë eurosh. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori