LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në BE më e ngadalshme sesa pritej, parashikimi është ulur në 1.4 për qind

Rritja ekonomike në BE më e ngadalshme sesa pritej, parashikimi është ulur në 1.4 për qind

Njëzetë e shtatë vendet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të regjistrojnë rritje ekonomike më të ngadalësuar sesa është pritur për shkak të inflacionit të lartë.

Komisioni Evropian në një njoftim ka parashikuar rritje të ekonomisë së bllokut për 1 për qind më 2023, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.


Parashikimi për vitin 2024 është ulur në 1.4 për qind nga 1.7 për qind sa ka qenë fillimisht.

Sipas raportit, ngadalësimi është shënuar nga ulja e kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.

Inflacioni në Eurozonë do të vazhdojë të mbetet i lartë edhe gjatë 2024-së
Lexo po ashtu Inflacioni në Eurozonë do të vazhdojë të mbetet i lartë edhe gjatë 2024-së

“Ekonomia e BE-së është përballur me dy situate të rënda: pandemia COVID-19 dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Shkalla e lartë e inflacionit e ka bërë të veten, ndonëse tani ka nisur të bjerë”, ka thënë zëvendëspresidenti i KE-së, Valdis Dombrovskis.

Shkalla e inflacionit pritet të arrijë në 6.5 për qind më 2023 dhe 3.2 për qind më 2024.

Në Eurozonë, çmimet e produkteve të konsumit pritet të rriten për 5.6 për qind më 2023 dhe 2.9 për qind më 2024.

Lufta e Rusisë që vazhdon të zhvillohet në Ukrainë, shkalla e lartë e normave të interesit, inflacionit dhe ndikimi i motit ekstrem në ekonomi, vazhdojnë të përbëjnë rrezik për ekonominë e bllokut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori