Pensionistët e Kosovës nga muaji tetor kanë marrë pensionet me rritje prej 20 për qind.
Rritja prej 20 për qind për pensionistët është parë me pesimizëm nëse do të mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre për shkak të inflacionit në vend viteve të fundit.
Selatin Kllokoqi, nga Demokracia Plus një prononcim për Telegrafin u shpreh se pensionet bazike prej 120 janë të pamjaftueshëm për pensionistë.
“Është mirë që janë rritur pensionet, çdo herë kur rritën është mirë sepse janë të pamjaftueshme ato që marrin. Nëse marrin parasysh inflacionin në këto vitet e fundit, atëherë kjo rritje nuk e mbulon inflacionin, prandaj duhet punuar që pensionistët së paku të indeksohen me inflacionin dhe rritjen ekonomike. 120 euro nuk mjaftojnë për një pensionist”, u shpreh ai.
Kllokoqi vlerëson se mbështetja që u jepet pensionistëve nuk është e mjaftueshme, derisa shtoi se duhet punuar më shumë që pensionistët të kenë një pleqëri të qetë.
Ndërsa, nga Departamenti i Pensionistëve në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, kanë thënë për Telegrafin, se numri i pensionistëve që marrin pensione bazike ndryshon nga muaji në muaj.
“Ky numër, ndryshon nga muaji në muaj, marrë parasysh personat që dalin në pension në vazhdimësi, apo edhe atyre që ju ndërpritet për shkak të vdekjes apo shkaqeve tjera të vendosura me Ligj. Mirëpo, marrë parasysh numrin e pensionistëve të kësaj skeme për muajin e fundit – tetor 2024 numri i pensionisteve të pensionit bazik të moshës është: 153,383 persona”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.
Në anën tjetër, Jeton Dema nga Trusti Pensional i Kosovës, ka bërë të ditur për Telegrafin, se janë mbi 14 mijë të pensionuar që janë duke marrë pensionet kontributdhënëse.
Gjithashtu, ai ka treguar edhe për numrin e qytetarëve kontribuues që kanë marrë kursimet që nga themelimi i Trustit.
“Aktualisht, në shtator 2024, janë 14,260 të pensionuar që janë duke marrë pensione nga Trusti. Ndërsa nga themelimi e deri më tani rreth 80 mijë kontribuues kanë tërhequr kursime nga Trusti”.
Ndërsa sa i përket rregullave për tërheqje të kursimeve pensionale, ato janë sikurse vijon:
Sipas legjislacionit në fuqi, që edhe për vitin 2023 nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, kursimet pensionale mund të tërhiqen nga FKPK-ja nga kontribuuesi ose trashëgimtari në këto raste:
a) Kur arrihet mosha e pensionit (aktualisht me ligj është caktuar mosha 65 vjeçare);
b) Kur ka certifikatë invaliditeti nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
c) Kur vdes para pensionimit, e që në këtë rast trashëgimtarët ligjor të tij/saj e tërheqin gjithë bilancin e kursyer;
d) Në rastet kur shtetasit e huaj kanë paguar kontribute pensionale, duke mos qenë të obliguar ligjërisht t’i paguajnë në FKPK.
Si mund të tërhiqen kursimet?
Programi i Tërheqjes në Faza (PTF) PTF është i tillë që përfituesit në këtë skemë tërheqin nga kursimet e tyre çdo muaj nga €200) ose 1% të bilancit në momentin e pensionimit (varësisht prej bilancit: deri 20 mijë euro bilanc nga 200 euro dhe mbi 20 mijë euro nga 1%, derisa i gjithë bilanci të shterojë.
Përfituesit mund të zgjedhin njërën nga pesë bankat që ofrojnë shërbimin PTF: NLB Prishtina, Banka për Biznese, Banka Ekonomike ose Banka Kombëtare Tregtare (BKT), duke përfituar kështu nga një trajtim specifik, sipas kontratës së FKPK-së me këto banka. Kontribuuesit që i tërheqin kursimet pasi arrijnë moshën e pensionit zgjedhin të marrin 0% ose 20% të kursimeve në një pagesë dhe shuma tjetër iu drejtohet në PTF.
Programi i Tërheqjes së Menjëhershme – Nëse një kontribuues ka bilanc në llogari më pak se €3,000 kursime pensionale atëherë e gjitha shuma tërhiqet me një pagesë të vetme.
Tërheqjet e tjera (invaliditeti dhe rastet e vdekjes) Kontribuuesit që i tërheqin mjetet për shkak të invaliditetit do t’i marrin kursimet e tyre përmes programit PTF në shumë prej €200 deri në:
i) periudhën që u mbaron invaliditeti; ose
ii) derisa kursimet e tyre shterojnë – cilado që ndodhë e para.
Në anën tjetër, përfituesit e kontribuuesve të vdekur mund të zgjedhin që t’i tërheqin të gjitha kursimet menjëherë ose t’i transferojnë ato në llogarinë e tyre të kursimeve pensionale në FKPK. Për secilin rast të tërheqjes, ato i nënshtrohen tatimit në të ardhura, sipas legjislacionit në fuqi.
Tërheqja minimale mujore dhe pragjet e tërheqjes përcaktohen nga Rregulloret e BQK-së.
Ndryshe, vendimi i Qeverisë për rritjen e pensioneve është kritikuar nga partitë opozitare, të cilët kanë vlerësuar se vendimi për rritje është marrë për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt të vitit 2025./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humbi jetën nga hipertensioni derisa ishte në makinë me një 37-vjeçare, policia jep detaje të reja mbi vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Dita e hënë është ditë jopune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut
Siguria në Kosovë, Osmani bisedon me zyrtarin e lartë të NATO-s në Bruksel
“I qëndroni gatitun Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi
Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit, pamje nga vendi i ngjarjes
Pavarësisht anulimit të Samitit në Bosnje e Hercegovinë, Kurti e vazhdon vizitën në Sarajevë
Emërohen anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, deputetja e LDK-së thotë se janë gruaja e Liburn Aliut dhe nipi i Besnik Bislimit
Kuvendi miraton Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç
MPB sërish thirrje qytetarëve: Ndryshoni në kohë lejet e vozitjeve, afati i fundit është më 31 dhjetor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Tifozët e Liverpoolit kërkojnë që lojtari të shitet pas barazimit të Newcastle
Publikohen pamjet, momenti i vrasjes së shefit të kompanisë më të madhe të sigurimeve shëndetësore në Amerikë
A është Vuçiq përgjegjës për shpërthimin në kanalin Ibër - Lepenc, flasin analistët në Beograd
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Stephens i Southamptonit mori një nga kartonët e kuq më të pazakontë në historinë e Ligës Premier
Propozim për martesë në skenën e 'Kënga Magjike 2024'