LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimit të patentave në Shqipëri, autoshkollat ngrihen në protestë

Rritja e çmimit të patentave në Shqipëri, autoshkollat ngrihen në protestë

Shoqata kombëtare e autoshkollave në Shqipëri bojkoton aktivitetin në të gjithë vendin, pas vendimit të Drejtorisë së Transporteve për të rritur çmimin e pajisjes me leje drejtimi.

Kreu i shoqatës kombëtare të Autoshkollave, Agron Beja, u shpreh në A2 CNN se vendimi i marrë nga Drejtoria e Transportit Rrugor nuk është diskutuar, madje as nuk janë informuar për të grupet e interesit. Disa nga rritjet e tarifave, ai i quan të palogjikshme.


“Kryesia e shoqatës kombëtare të autoshkollave, duke marrë një vendim për bojkotin të të gjitha shërbimeve pranë drejtorisë së Transportit rrugor, pasi veprimet e saj bien ndesh me disa elementë të një transparence mbi këto lloj shërbimesh. Ajo që është më kryesorja, mosinformimi i grupit të interesit, veprim të cilin nga ana ligjore e ka të detyrueshëm që 30 ditë përpara se të aprovohet një shërbim detyrimisht duhet të njihet grupi i interesit për procedurën e veprimit.

Ndryshim i rëndësishëm për patentat në Shqipëri, nga vlefshmëria tek pagesa
Lexo po ashtu Ndryshim i rëndësishëm për patentat në Shqipëri, nga vlefshmëria tek pagesa

Këtu bëhet fjalë për ndryshimin e tarifave. Edhe sot që ne flasim, që ka hyrë në fuqi ky vendim, në të gjitha drejtoritë rajonale, autoshkollat si grupe interesi në mënyrë indirekte janë të cenuara nga ky lloj veprimi. Cenimi kryesor vjen si rezultat i mosinformimit. Sot ne nuk dimë akoma sesi është kjo lloj procedure shërbimi.

Si qytetar, disa nga këto rritje nuk qëndrojnë. Autoshkollës i është rritur shërbimi në disa aspekte. Konkretisht, një kandidat për leje drejtimi të kategorisë B, përpara se të regjistrohet pranë autoshkollës, duhet të prezantojë pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor një pagesë 1 mijë lekë të reja që lidhet me autorizimin e shërbimit për trajtimin e teorisë. Drejtuesi i mjetit i nënshtrohet anës teorike. Automatikisht, ai duhet të prezantohet pranë këtij institucioni ditën që e ndjen veten të aftë për teorinë, duke iu shtuar një tarifë shërbimi 1 mijë lekë të reja”, thotë Beja. /Telegrafi/