Me anë të një njoftimi për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri ka bërë të ditur se është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve.
Një ndër këto ndryshime përfshin edhe patentat, vlefshmëria e të cilave tashmë nga 10 vite do të bëhet 15 vite, ndërsa tarifa do të rritet nga 3500 lekë në 4500 lekë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokracive që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve. Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.
Shembujt e ilustruar më poshtë, tregojnë qartë sa më sipër:
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti!
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite!
• Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lekë/vit!
• Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C!
Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. (7,7 milionë Euro)”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Georgiadis: Mitsotakis do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës nëse do të vazhdojnë shkeljet nga autoritetet e RMV-së
Arrestohet një grua në Mitrovicë, pengoi dy zyrtarë në kryerje të detyrës
Alarmi për bomba nëpër shkolla në Tiranë ngre në këmbë Policinë e Shtetit, rezulton i rremë
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë