eksperti-banner

Eksperti i bursës dhe themeluesi i “Birinyi Associates”, Laszlo Birinyi mendon se rritja fenomenale e çmimit Bitcoin, e cila është rritur me 1,950 për qind që nga janari i këtij viti, po shërben si një katalizator për tregun financiar dhe tërheqjen e më shumë investitorëve të rinj në tregun e aksioneve.

Në një intervistë për “CNBC”, përcjell Telegrafi, Birinyi tha se mania Bitcoin po sjell më shumë të holla në tregjet e aksioneve.


“Bitcoin është një katalizator me shumë interes... Gjithnjë e më shumë njerëz janë të vetëdijshëm se ka një treg që po shkon në tregun e aksioneve dhe ka një mënyrë për të fituar para”, thotë ai.

bita 1

Megjithatë, sipas Birinyi, gjatë javëve të fundit Bitcoin ka treguar karakteristika të ngjashme me flluskën. Ai shtoi se nëse Bitcoin është me të vërtetë një flluskë, ajo tashmë është më e madhe se disa nga flluska më të mëdha të historisë financiare, përfshirë flluskën “Nasdaq” të fund të viteve 1990.

Po ashtu, ai tha se nuk është i gatshëm të investojë në Bitcoin në një periudhë afatgjate dhe këtë e sheh si instrument financiar të papërshtatshëm.

Ndërsa monedha ka pjesën e saj të skeptikëve, gjithnjë e më shumë investitorë të Wall Street po hyjnë në tregun e kriptovalutave. Investitori i njohur amerikan Bill Miller, u tha gazetarëve se 50 për qind e parave të fondit të tij të mbrojtjes, aktualisht është investuar në Bitcoin. /Telegrafi/