LAJMI I FUNDIT:

Rritet tregtia e pajisjeve teknologjike

Rritet tregtia e pajisjeve teknologjike

Në tremujorin e parë të vitit 2018 ka pasur rritje të tregtisë me pakicë të pajisjeve teknologjike dhe të komunikimit.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, tremujori i parë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e parë 2018, krahasuar me tremujorin e katërt 2017, ka rritje te tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 23.3 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 19.8 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me 7.7 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 6.8 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 5 për qind dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara me 0.6 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Lirimi i pajisjeve teknologjike nga tatimet doganore konsiderohet i vonuar
Lexo po ashtu Lirimi i pajisjeve teknologjike nga tatimet doganore konsiderohet i vonuar

Ndërkohë që rënie kanë shënuar te tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje me 10.7 për qind, si dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara me 8.1 për qind.

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e parë 2018 me tremujorin 2017, ka pasur rritje te tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 44.2 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me 20.3 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 14.4 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 13.6 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 9.4 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara me 9.2 për qind, si dhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 9.2 për qind.

Ministria e Financave liron nga tatimi doganor pajisjet bazike të teknologjisë informatike
Lexo po ashtu Ministria e Financave liron nga tatimi doganor pajisjet bazike të teknologjisë informatike

Kurse, rënie është shënuar te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara me 14.8 për qind. /Telegrafi/