LAJMI I FUNDIT:

Rritet rreziku i një lufte më të madhe – Biden e di se nuk mund të mbyllë sytë

Rritet rreziku i një lufte më të madhe – Biden e di se nuk mund të mbyllë sytë

Rreziqet e zgjerimit të luftës së Gazës në një konflikt rajonal shumë më të madh dukej se ishte ulur në maksimum. Jo më.

Komentet e liderëve iranianë dhe amerikanë në 24 orët e fundit mund të jenë plotësisht të parashikueshme, por ato rrisin perspektivat e përshkallëzimit.


Irani pritet të nis një sulm 'direkt' ndaj Izraelit gjatë 36 orëve të ardhshme
Lexo po ashtu Irani pritet të nis një sulm 'direkt' ndaj Izraelit gjatë 36 orëve të ardhshme

Ambasada iraniane është sulmuar në kryeqytetin sirian, Damask dhe nëse nuk hakmerret, ai do të duket i dobët.

Dhe në këtë rajon kjo është e rrezikshme, raporton skynews.

Kështu të mërkurën, duke festuar fundin e Ramazanit, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei lëshoi një paralajmërim të ashpër se Izraeli duhet të ndëshkohet dhe do të dënohet.

Ayatollah Ali Khamenei

Presidenti amerikan, Joe Biden e di shumë mirë se sulmi që kreu aleati i tij, Izraeli, përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar të paprekshmërisë së ambasadave.

Duket se po i vjen fundi marrëdhënies së liderit amerikan me njeriun që me siguri e urdhëroi sulmin, kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Por, presidenti amerikan e di mirë se çdo shenjë dobësie nga ana e tij është gjithashtu e rrezikshme.

Irani tha se ka nëntë raketa të afta për të arritur Izraelin - zbulohet se cilat janë ato
Lexo po ashtu Irani tha se ka nëntë raketa të afta për të arritur Izraelin - zbulohet se cilat janë ato

Kjo vetëm do ta inkurajonte Iranin të bënte më të keqen dhe kjo nga ana tjetër do të provokonte Izraelin të bënte të njëjtën gjë – potencialisht duke ndezur të gjithë rajonin.

Kështu që Biden ka vazhduar ta mbështet pa rezervë Izraelin dhe ka ngritur mundësinë që Amerika të përfshihet drejtpërdrejt nëse do të shpërthejë lufta midis aleatit të saj dhe Iranit.

Kjo llogaritje e shtyu presidentin amerikan të dërgojë dy grupe transportuese detare në ujërat e Izraelit pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi për të paralajmëruar Iranin – ‘mos u përfshini’.

Kjo lëvizje ishte e suksesshme. Këtë herë Biden mund t’i duhet të bëjë më shumë.

Biden dhe Netanyahu

Irani është përmbajtur jashtëzakonisht shumë rreth luftës në Rripin e Gazës, pavarësisht sulmeve të shpeshta nga Izraeli ndaj aseteve dhe aleatëve të tij në Siri dhe Liban.

Ajo e ka bërë këtë duke pretenduar se ato sulme nuk ishin sulme të drejtpërdrejta ndaj vetë Iranit.

Logjika është e qartë. Ajatollahët janë të dobët në shtëpi pas kryengritjes më të madhe kundër sundimit të saj që nga revolucioni dhe një luftë rajonale do të ishte shkatërruese.

Kush ishte Reza Zahedi, komandanti iranian që u vra nga Izraeli: Një veteran i luftërave, vdekja e të cilit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar
Lexo po ashtu Kush ishte Reza Zahedi, komandanti iranian që u vra nga Izraeli: Një veteran i luftërave, vdekja e të cilit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

Por, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një ambasade nuk mund të anashkalohet. Iranianët e kanë bërë të qartë këtë.

Ata besojnë se duhet të hakmerren. Por, me të njëjtën logjikë, ata mund të përpiqen të kalibrojnë përgjigjen e tyre për të shmangur një zjarrvënie rajonale.

Rajoni shikon dhe pret.

Bilanci i stabilitetit në Lindjen e Mesme varet nga vendimi i Teheranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori