LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte Reza Zahedi, komandanti iranian që u vra nga Izraeli: Një veteran i luftërave, vdekja e të cilit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

Kush ishte Reza Zahedi, komandanti iranian që u vra nga Izraeli: Një veteran i luftërave, vdekja e të cilit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

Gjeneral brigade, Mohammad Reza Zahedi ishte udhëheqësi i Forcës Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) dhe ishte një nga lidhjet midis Iranit dhe lëvizjes së rezistencës në Palestinë, Siri dhe Liban.

Ai lindi në vitin 1960 dhe iu bashkua IRGC-së në vitin 1980, më pak se një vit pas fitores së Revolucionit Islamik, raporton theguardian.

Si një nga udhëheqësit më të shquar të Forcës Quds, Zahedi shërbeu si zëvendës-shefi i operacioneve të IRGC-së. Ai gjithashtu mori pozitat e kreut të forcave ajrore të IRGC-së nga viti 2005 deri në 2006 dhe të forcës tokësore nga vitet 2006 deri në 2008.


Gjenerali brigade udhëhoqi gjithashtu një batalion dhe një forcë elitare në IRGC gjatë luftës Irak-Iran të viteve 1980 dhe luftës në Siri.

Pas 44 vitesh shërbimi ndaj IRGC-së dhe ofrimit të ndihmës për lëvizjet në të gjithë rajonin, Zahedi u vra nga forcat izraelite pasi qëlluan gjashtë raketa në seksionin konsullor të ambasadës, duke përdorur aeroplanë F-35.

Forcat izraelite kanë vrarë një numër këshilltarësh dhe personeli të IRGC-së në Siri, pas shpërthimit të luftës në Rripin e Gazës. IRGC është një aleat i vjetër i Hamasit dhe lëvizjeve të tjera në rajon.

Ambasadori iranian në Siri thotë se përgjigja do të jetë 'e ashpër'
Lexo po ashtu Ambasadori iranian në Siri thotë se përgjigja do të jetë 'e ashpër'

Edhe pse Irani nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në mbështetjen e sulmeve ndaj Izraelit në gjashtë muajt e fundit, komanda ushtarake izraelite i ka bërë forcat e armatosura iraniane objektivin kryesor të fushatave të saj.

Hakmarrje për vrasjen e Zahediut është paralajmëruar nga Irani, por edhe nga të gjithë aleatët e tjerë nga rajoni, duke përfshirë edhe lëvizjen libaneze Hezbollah. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori