LAJMI I FUNDIT:

Irani pritet të nis një sulm ‘direkt’ ndaj Izraelit gjatë 36 orëve të ardhshme

Irani pritet të nis një sulm ‘direkt’ ndaj Izraelit gjatë 36 orëve të ardhshme

Siç raportohet, Izraeli po përgatitet për një sulm “direkt” nga Irani, i cili pritet të nis gjatë 36 orëve të ardhshme.

Sipas gazetës amerikane të lajmeve, Wall Street Journal, ndërsa këto plane po diskutohen nga udhëheqja iraniane, ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për sulmin.

Gjithashtu, gazeta tha se sulmi i mundshëm mund të ndodhë brenda kufijve të Izraelit dhe në kundërshtim me interesat e tij, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


SHBA nuk pret përfshirjen në luftë, parashikon një sulm iranian kundër Izraelit
Lexo po ashtu SHBA nuk pret përfshirjen në luftë, parashikon një sulm iranian kundër Izraelit

Ndryshe, Irani është zotuar të hakmerret për sulmin e javës së kaluar ndaj ambasadës së tij në Damask, Siri, i cili i vrau zyrtarë të lartë ushtarak.

Bëhet e ditur se ky sulm ka rritur edhe më tej tensionet në rajonin e trazuar nga lufta në Gazë.

Edhe pse Izraeli nuk e ka pranuar se është përgjegjës për sulmin në Damask, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Izraeli “duhet dhe do të ndëshkohet” për sulmin.

Një sulm të mundshëm iranian ndaj Izraelit e ka parashikuar edhe SHBA-ja, por sipas amerikanëve nuk do të jetë i përmasave aq të mëdha sa për ta tërhequr në luftë edhe Uashingtonin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori