LAJMI I FUNDIT:

SHBA nuk pret përfshirjen në luftë, parashikon një sulm iranian kundër Izraelit

SHBA nuk pret përfshirjen në luftë, parashikon një sulm iranian kundër Izraelit

Shtetet e Bashkuara parashikojnë që Irani të ndërmarrë një sulm kundër Izraelit, por jo i përmasave për ta tërhequr Uashingtonin në luftë, tha një zyrtar amerikan të enjten vonë.

Shtëpia e Bardhë tha më herët se Uashingtoni nuk dëshironte që konflikti të përhapej në Lindjen e Mesme dhe se Shtetet e Bashkuara i kishin thënë Iranit se nuk ishin përfshirë në një sulm ajror kundër një komandanti të lartë ushtarak iranian në Damask. Shtëpia e Bardhë tha se e kishte paralajmëruar Iranin që të mos e përdor sulmin në Damask si arsye për të përshkallëzuar më tej situatën në rajon.


Izraeli po vazhdon luftën në Gazë, por gjithashtu po përgatitet për skenarë në zona të tjera, tha të enjten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mes shqetësimeve se Irani po përgatitej të godiste Izraelin si përgjigje për vrasjen e komandantëve të lartë iranianë.

“Kushdo që na dëmton, ne do t’i dëmtojmë ata. Ne jemi të përgatitur t’i plotësojmë të gjitha nevojat e sigurisë së shtetit të Izraelit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, thuhet në komentet e zotit Netanyahu të publikuara nga zyra e tij pas një vizite në bazën e forcave ajrore Tel Nof në jug të Izraelit, raporton zeriamerikes.

Aeroplanët luftarakë, që dyshohet të jenë izraelitë, bombarduan të hënën ambasadën e Irani në Damask. Irani është zotuar të hakmerret kundër sulmit që la të vrarë një gjeneral të lartë dhe gjashtë oficerë të ushtrisë iraniane. Sulmi ka rritur edhe më tej tensionet në rajonin e trazuar nga lufta në Gazë. Izraeli nuk ka thënë se ishte përgjegjës për sulmin, por udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën se Izraeli “duhet dhe do të ndëshkohet” për sulmin.

Burime iraniane i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Teherani e ka sinjalizuar Uashingtonin se do të hakmerret ndaj sulmit izraelit kundër ambasadës së tij në Siri në një mënyrë që synon të shmangë përshkallëzimet në shkallë të lartë dhe nuk do të veprojë me nxitim, pasi Teherani ka parashtruar kërkesa, përfshirë një armëpushim në Gazë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari tha se nuk i është kërkuar popullsisë civile që të bëjnë ndonjë përgatitje speciale, por shtoi se Izraeli ishte “shumë i përgatitur për një sërë skenarësh”.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gatishmëri të lartë lidhur me mundësinë e sulmeve të mundshme hakmarrëse nga Irani ndërsa të dërguarit e Uashingtonin po përpiqen të ulin tensionet.

Hamasi palestinez sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng mbi 200 të tjerë, sipas të dhënave izraelite. Izraeli reagoi ushtarakisht ndaj Gazës së qeverisur nga Hamasi, ku janë vrarë mbi 33,000 palestinezë, sipas ministrisë lokale të shëndetësisë. Luftimet kanë shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë prej 2.3 milionë të Gazës, duke shkaktuar një krizë humanitare dhe akuza për gjenocid, të cilat Izraeli i mohon.

Grupet e mbështetura nga Irani kanë deklaruar mbështetjen për palestinezët, duke ndërmarrë sulme nga Libani, Jemeni dhe Iraku. Teherani e ka shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka deklaruar mbështetjen për aleatët e tij.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori