LAJMI I FUNDIT:

Rritet papunësia për 2.9%

Rritet papunësia për 2.9%

Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore të publikuara së fundi nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti papunësia është rritur për 2.9 për qind krahasuar me shkallën e papunësisë, që është regjistruar nga kjo agjenci në vitin e kaluar.

“Shkalla e papunësisë për tremujorin e tretë të këtij viti është 30.2 për qind. Për tremujorin e dytë të këtij viti papunësia ka qenë në një shkallë prej 30.6 përqindësh, ndërkohë që në tremujorin e parë 30.5 për qind”, ka njoftuar ASK-ja.


Mesatarja për këta nëntë muaj është 30.4 për qind ose 2.9 për qind më e lartë sesa në vitin 2016, kur shkalla e papunësisë ka qenë 27.5 për qind.

Papunësia më e theksuar në tremujorin e tretë të këtij viti është tek femrat me 38 për qind, krahasuar me meshkujt ku kjo shifër shënon vlerën 27.8 për qind. Ndërkohë që shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24-vjeçare me 53.3 për qind. /Telegrafi/