LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i turistëve në Kosovë, Sogojeva thotë se duhet bërë më shumë për promovimin e vendit

Rritet numri i turistëve në Kosovë, Sogojeva thotë se duhet bërë më shumë për promovimin e vendit

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth sezonit verorë në Kosovë, për diasporën si dhe për mungesën e punëtoreve në sektorin e hotelerisë.

Sogojeva deklaroi se këtë vit sezona ka filluar më vonë, ndërsa bëri të ditur se ka pasur rritje të turizmit.


“Ka qenë një verë e bujshme, sipas të dhënave që kemi nga terreni ku Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka shtrirje në shtatë regjione, sipas informatave që kemi në një farë forme sivjet ka filluar më vonë ardhja e mërgimtarëve për shkak të pengesave apo problemeve që patëm në veri”, theksoi ai.

Mungesa e punëtorëve në Kosovë, Sogojeva: Shumë kompani kanë filluar të bëjnë kontrata me vende aziatike
Lexo po ashtu Mungesa e punëtorëve në Kosovë, Sogojeva: Shumë kompani kanë filluar të bëjnë kontrata me vende aziatike

Duke folur për diasporën, Sogojeva tha se pavarësisht që ata kalojnë disa ditë nga pushimet e tyre në bregdeti, prapë së prapë ata një javë e kalojnë në Kosovë dhe se kjo është diçka shumë pozitive.

“Por, fatmirësisht në bazë të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i turistëve është diku mbi 30%, dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën, që pavarësisht problemeve, kemi një ngritje. Kosova po është destinacion i kërkuar për qytetarët e jashtëm. Në korrik kemi 65% rritje të turistëve”, pohoi ai.

Sogojeva theksoi se duhet bërë më shumë për promovimin e vendit.

“Të vetmit në Rajon jemi që nuk kemi Agjencion Kombëtar, të gjithë e kanë. Agjencioni e promovon vendin. Ne ua kalojmë shumë shteteve, jemi më të mirët me potenciale, por duhet promovuar. Vetëm kompleksin Adem Jashari e vizitojnë mbi 1 milionë  njerëz brenda viti”, tha ndër tjera ai.

Sa i përket mungesës së punëtorëve në Kosovë, Sogojeva deklaroi se disa kompani kosovare kanë filluar të lidhin kontrata për sjelljen e punëtorëve nga vendet e huaja.

“Shumë kompani kanë filluar të bëjnë kontrata me vende aziatike, që po sjellin punëtorë prej atje, sidomos nga Bangladeshi. Marrëveshjet bëhen, pastaj banimi rregullohet në bazë të kontratave, për ta ambientimi është vështirë sikurse edhe për tonët që kanë shkuar jashtë”.

Gjatë intervistës, Sogojeva bëri apel që Qeveria të bëjë më shumë për punëtoret në Kosovë dhe të mos ketë probleme me shpërngulje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori