LAJMI I FUNDIT:

Gripi sezonal, MSH thotë se ka kaluar pragu epidemik

Gripi sezonal, MSH thotë se ka kaluar pragu epidemik

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka njoftuar se është rritur numri i personave të prekur nga gripi sezonal, duke kaluar kështu pragun epidemik.

MSH bën thirrje për kujdes të shtuar dhe që qytetarët të konsultohen me mjekun familjar, transmeton Telegrafi.


“Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik. Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftim.

Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.

Masat e rëndësishme për parandalim:

1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;
2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;
3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;
4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm;

Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:

Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se vaksinimi mbetet mbrojtja më efikase.

Tutje, në komunikatë thuhet se qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

“Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit. Vaksinoheni një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori