Sëmundjet me çrregullime mendore në Kosovë, sipas statistikave aktuale, renditen me rreth 35 për qind të sëmundjeve të përgjithshme.
Ndonëse në mungesë të sistemit të informimit shëndetësor, Kosova nuk posedon statistika të sakta, profesionistë shëndetësorë thonë se personat që kanë probleme me shëndetin mendor, janë në rritje.
Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor në Prishtinë, thotë se vetëdija e familjarëve që kanë anëtarë me probleme mendore, është rritur dhe kjo dëshmohet me faktin se ato po i raportojnë rastet më shpesh, krahasuar me të kaluarën.
“Sa u përket kërkesave për ndihmë, është rritur numri, por jo pse popullata është më e sëmurë, por vetëdija është ngritur dhe stigma ka filluar të largohet. Sidomos familjarët janë vetëdijesuar. Popullata jonë është shumë më e ndjeshme dhe problemet janë të mëdha dhe të shpeshta”.
“Mungesat e barnave përbëjnë problem më vete, pasi mundësitë e tyre për t’i blerë barnat janë shumë më të kufizuara sesa te pacientët e tjerë. Pastaj si shoqëri, nuk po arrijmë t’i përmbushim kërkesat e tyre”, deklaron Rexhepi.
Ndërkaq, Besnik Stuja, koordinator i shërbimit profesional të shërbimit të shëndetit mendor, thotë se bëhen mbi 18 mijë vizita në vit vetëm për shërbimet në komunitet, gjë që, sipas tij, tregon se si problematikë është mjaft e shprehur. Ai flet edhe në lidhje me faktorët që ndikojnë në këto çrregullime.
“Ne ofrojmë shërbime në të gjitha nivelet e organizimit të sistemit shëndetësor në bazë të legjislacionit në fuqi. Statistika të sakta nuk kemi për të gjitha çrregullimet në këtë fushë. Shërbimet në komunitet dhe ato që ofrohen në institucione të specializuara, për një vit i kemi rreth 18 mijë vizita specialistike. Stresi dhe faktorët tjerë psiko-social, nëpër të cilët kalon shoqëria, mund ta rrisin prevalencën”, shpjegon Stuja.
Udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla, thotë se problemet që ndërlidhen me shëndetin mendor, janë në rritje në tërë botën, rrjedhimisht edhe në Kosovë. Ai shton se vendi ka shënuar rezultate sa i përket aspektit të zbatimit të sistemit të shëndetit mendor, me bazë në komunitet.
“Kosova, pa dyshim që ka arritur rezultate të konsiderueshme në këtë fushë, ku në qendër është pacienti dhe jo trajtimi me medikamente. Më herët këta pacientë kanë qenë të shtruar në kuadër të Klinikës së Psikiatrisë”.
“Sot kemi një numër të konsiderueshëm të qendrave të shëndetit mendor, me bazë në komunitet dhe shtëpive integruese, ku edhe qëllimi është përmirësimi i shëndetit mendor dhe më pas t’u kthehen familjeve në mënyrë që këta persona ta ndiejnë veten si pjesë e integruar e shoqërisë”, bën të ditur Syla.
Në Kosovë, këto 17 vjetët e fundit është rritur numri i personave që llogaritet se kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Në mungesë të përkujdesjes institucionale, persona të shumtë nga kjo kategori e sëmundjeve, vërehen edhe nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës.
Për këtë çështje Sami Rexhepi thotë se ata nuk dërgohen në institucionet gjegjëse, andaj edhe nuk dihet numri i tyre.
“Sa u përket njerëzve me probleme mendore që janë në rrugë, e të cilët nuk arrijnë deri në këto qendra, Ligji për shëndet mendor është në fuqi, dhe ata duhet të referohen. Ne nuk mund të dalim në rrugë dhe t’u themi se kanë nevojë për shërim e t’i fusim në institucione shëndetësore”, thekson Rexhepi.
Rritja e numrit të personave me çrregullime mendore, ka rritur edhe numrin e vetëvrasjeve në Kosovë viteve të fundit, kanë pohuar autoritetet e rendit./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre