Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata. Është zmadhuar intensiteti i komunikacionit jashtë mjedisit të qyteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-daljet nga shteti. (Ky informacion vlen vetëm për vendkalimet e anës së Maqedonisë).


Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor. Në disa gryka malore është e mundur që të ketë rrëshqitje të dheut posaçërisht në drejtimet Koçan - Makedonska Kamnica - Dellçevë, Vinicë -Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë./Telegrafi/