LAJMI I FUNDIT:

Rritet importi dhe eksporti i Maqedonisë

Rritet importi dhe eksporti i Maqedonisë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në periudhën janar-mars, 2017, eksporti i mallrave ka shënuar rritje prej 14.5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritje është shënuar edhe në importin e mallrave, për 14.3%. Deficiti tregtar për periudhën janar-mars, 2017, është 26 172 856 denarë. Mbulimi i importit me eksport është 72.6%.


Në këtë periudhë, Maqedonia ka shkëmbyer mallra më së shumti me Gjermaninë, Britaninë e madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/