LAJMI I FUNDIT:

Rriten tregjet botërore pas vendosjes së sanksioneve ndaj Huaweit

Rriten tregjet botërore pas vendosjes së sanksioneve ndaj Huaweit

Gjiganti i kërkimit online Google ka suspenduar disa aktivitete të biznesit me Huawein që kërkon transferimin e pajisjeve, softuerëve dhe shërbimeve teknike përveç atyre që janë me kod të hapur.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, menjëherë pas lajmit tregjet botërore kanë pësuar rritje.


Në Evropë, Indeksi STOXX 600 u rrit me 0.3 për qind, Indeksi gjerman DAX u rrit me 0.6 për qind, ndërsa Indeksi francez CAC 40 u rrit me 0.2 për qind.

Krahas këtyre, Indeksi i Shangait u rrit me 1.23 për qind, ndërsa Indeksi i CSI300 pati rritje për 1.35 për qind.

Huawei i përgjigjet bllokimit të Google
Lexo po ashtu Huawei i përgjigjet bllokimit të Google

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump të enjten e kaluar e vendosi Huawei Technologies Co Ltd në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë. /Telegrafi/