LAJMI I FUNDIT:

Rriten sëmundjet seksualisht të transmetueshme në Shqipëri, mjekët: Po hasen edhe në grupmoshën e pubertetit

Rriten sëmundjet seksualisht të transmetueshme në Shqipëri, mjekët: Po hasen edhe në grupmoshën e pubertetit

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po pësojnë rritje në popullatën shqiptare dhe kryesisht tek moshat e reja.

Çdo vit në Shqipëri regjistrohen afro 100 raste të reja me HIV.


Mjekët infeksionistë thonë se pas 25 vitesh është rikthyer sifilizi, bakteri i së cilit nëse nuk trajtohet, shkakton një sërë sëmundjesh të tjera në organizëm.

Esmeralda Meta, infeksioniste: Kryesisht është gonorea, klamidia, sifilizi që po shtohet në numër nga viti në vit që para 25 vitesh ishte zhdukur totalisht tek ne. Ka një trend në rritje pavarësisht se për këto sëmundje nuk flitet si për sëmundjet e tjera, ndoshta edhe për shkak të stigmatizimit, turpit dhe mosnjohjes nga popullata. Haset në grupmoshat e reja, kryesisht 15-50 vjeç.

Sipas bluzave të bardha, sëmundjet seksualisht të transmetueshme po hasen edhe në grupmoshën e pubertetit.

Esmeralda Meta, infeksioniste: Duke qenë se marrëdhëniet seksuale po i shohim që nisin edhe në moshën e pubertetit, hasen nën moshën 15 vjeç, sigurisht dhe në moshën aktive adulte.

Meshkujt rezultojnë personat më të prekur nga këto sëmundje. Që prej zbulimit të rastit të parë me HIV në vitin 1993 e deri më sot, në vendin tonë janë identifikuar 1600 persona të prekur nga HIV. 800 prej tyre po marrin terapi antiretroviral./TV Klan