LAJMI I FUNDIT:

Rriten pagat për stafin mjekësor në Maqedoni për pesë për qind (Video)

Rriten pagat për stafin mjekësor në Maqedoni për pesë për qind (Video)
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni dhe Sindikata e Pavarur për Shëndetësi sot kanë nënshkruar marrëveshje për rritje të pagave të stafit mjekësor për 5 për qind.

Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe përfaqësues nga Sindikata e Pavarur për Shëndetësi.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij tha se prioritet i lartë i qeverisë është që të sigurojë kushte më të mira për stafin mjekësor në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Si ekonomist jam i lumtur kur njoftoj se dikuj i jap para. Ministria e Shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë kanë nënshkruar marrëveshje për rritje të pagave për stafin mjekësor për 5 për qind. Duhet të sigurojmë kushte që mjekët të qëndrojnë në vendin tonë dhe kjo për ne si qeveri është prioritet i lartë. Dua t’i kujtojë mjekët dhe qytetarët se po punojmë që të krijojmë shëndetësi me standardet më të larta. Në këtë rrugë nuk jemi vetëm, Maqedonia po merr mbështetje nga shtetet evropiane”, tha mes tjerash Zaev.

Ai gjithashtu shtoi se pas anëtarësimit në BE, Maqedonia do të ketë më shumë spitale, më shumë ilaçe, kushte më të mira dhe pas këtyre edhe pacientë më të kënaqur.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se së bashku me qeverinë po angazhohet maksimalisht që të krijojë kushte më të mira dhe sistem adekuat për sistemin shëndetësor. Ai shtoi se do të vazhdojnë të motivojnë mjekët në vend që punën e tyre ta bëjnë sa më mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori