LAJMI I FUNDIT:

Rriten harxhimet për ilaçe në Maqedoni, nga viti në vit

Rriten harxhimet për ilaçe në Maqedoni, nga viti në vit

Portali Faktor bën të ditur se harxhimet për ilaçe me recetë në ngarkesë të Fondit për Sigurim Shëndetësor vazhdon të rritet nga viti në vit.

Më 2017 janë realizuar gjithsej 23.090.780 receta, me vlerë prej 2.786.093.249 denarë (mbi 45 milionë euro), përcjell Telegrafi Maqedoni.


Krahasuar me vitin 2016, recetat janë rritur për 3,7%, kurse shuma e përgjithshme është rritur për 6,1%.

Shifrat e para dhjetë viteve (2008), tregojnë se ka një rritje prej 124,5%, kurse shuma e përgjithshme shënon rritje prej 111,2%.

Receta mesatare për vitin 2017 përllogaritet në 13,1 recetë, që paraqet rritje prej 9,01%, krahasuar me vitin 2016.

Enalaprili është ilaçi më i shfrytëzuar në vitin 2017, me 2,08 milionë receta, pastaj radhiten Metformina dhe Diazepami./Telegrafi/