LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e artikujve të konsumimit në muajin gusht

Rriten çmimet e artikujve të konsumimit në muajin gusht
Woman chooses packing eggs in the supermarket

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin gusht, sipas së cilit çmimet e konsumit janë më të larta për 0.2 për qind sesa në muajin korrik të këtij viti.

“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët me 5.3 për qind; rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera me 0.9 për qind; ngritja e çmimit të drunjve për ngrohje me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: pemë -4.4 për qind dhe perime me -1.9 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2 për qind në IHÇK. Përkundër mos ndryshimit në muajin gusht 2016 të indeksit të tërësishëm të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin gusht 2015, në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish 0.9 me për qind; qumësht, djathë dhe vezë me 3.3 për qind; sheqer dhe ëmbëlsira me 9.2 për qind; ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 2.2 për qind; pijet alkoolike me 3.7 për qind; duhani me 5.3 për qind; veshje me 3.4 për qind; orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme me 2.3 për qind; prodhime dhe pajisje mjekësore me 3.1 për qind; blerje e automjeteve me 1.5 për qind; shërbime për transport me 9.3 për qind (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4 për qind në IHÇK”, thuhet në komunikatë.


ASK shprehet se ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra me -4.6 për qind; pemë me -10.3 për qind; perime me -5.5 për qind; furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin me -6.7 për qind; rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me -4.5 për qind. Përshkallëzimi i TVSH-së me 8.0 për qind nga muaji shtator i vitit 2015 te buka dhe drithërat, uji dhe rryma, ka ndikuar në rënie të IHÇK-së në një masë prej -0.7 për qind në këtë periudhë; përdorim i pajisjeve për transport personal me -5.3 për qind; rënia e çmimit të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.4 për qind në IHÇK. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Kalo në kategori