Shumë konsumatorë thonë të kenë vërejtur se në tregun e Kosovës ka pasur ngritje të çmimeve dhe kryesisht produktet që sipas tyre kanë shënuar ngritje janë ato të konsumit të përditshëm.
Blerina Hajdari nga Prishtina thotë se çmimet në tregun e Kosovës kanë shënuar ngritje muajve të fundit.
Ajo thotë se gjatë blerjeve ditore dhe mujore që ka bërë në familjen e saj pesë anëtarëshe, çmimet që më së shumti kanë shënuar ngritje janë vërejtur tek produktet bazike.
“Kam vërejtur ngritje të çmimeve sidomos të produkteve elementare si qumështi, buka, mielli, mishi, në përgjithësi mendoj se ka pasur ngritje pas taksës, por që ngritja e çmimeve të produkteve të konsumit ka qenë edhe para taksës”, thotë Hajdari.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2019, në krahasim me muajin mars 2018 ishte 3.3 për qind.
Sipas këtyre të dhënave të ASK-së, ngritje të çmimeve ka pasur tek produktet e konsumit si bukë dhe drithëra (11.6%); mish (3.7%); qumësht, djathë dhe vezë (4.2%); perime (32.5%); pije alkoolike (1.7%); duhan (3.6%).
Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e saj nuk ka dhënë ndonjë arsye se çfarë ka ndikuar në rritjen e çmimeve.
Përfaqësuesit e bizneseve thonë se ka shumë arsye që kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve duke përfshirë edhe vendosjen e taksës 100 për qind për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore, fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.
“Ngritja e çmimeve fillimisht pas vendosjes së taksës ka qene në 1 për qind pastaj kjo ka shkuar në 2 për qind, taksa ka arritur që të ngrit disa shërbime që lidhen drejtpërsëdrejti me konsum, por janë edhe faktorët tjerë që kanë ngritur çmimet në konsum siç është ngritja e çmimeve në vendet prej nga Kosova importon produktet”, ka thënë Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini për Radion Evropa e Lirë.
Arlinda, qytetare nga Prishtina thotë se këtë ngritje të çmimeve e ka vërejtur menjëherë pas vendosjes së kësaj takse.
“Personalisht po mendoj (kam parë/vërejtur) që ka ndryshime të çmimeve, çmimet janë rritur krahasuar me dy apo tre muaj më parë. Saktë nuk po mund të them se sa për qind ka pasur shtrenjtim, por gjërat që para dy apo tre muajve i kam blerë me 50 euro, tani janë më shtrenjtë. Produkte të njëjta që i kam blerë me 50 euro tani i blej me 60 apo 65 euro. Çmimet e ushqimit kanë shënuar rritje”, thotë ajo.
Ngjashëm shprehet edhe Verina Gërxhaliu, studente.
“Kam vërejtur që ka pasur ngritje të çmimeve pas taksës që Qeveria e Kosovës ka vendosur për produktet e Serbisë”, tha ajo.
Deri para vendosjes së taksës Serbia ka qenë vendi që ka eksportuar më së shumti në Kosovë.
Para vendosjes së taksës, gjatë një dite Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro, tani, sipas të dhënave të Doganave të Kosovës mesatarisht eksporton mallra në vlerë prej rreth 8 mijë euro.
Taksa ka pasur ndikim edhe në mosvazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Serbia ka thënë se nuk do të marrë pjesë në negociatat për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën derisa të hiqet taksa.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë këtë taksë, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut.
Por, kryeministri Ramush Haradinaj, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën