LAJMI I FUNDIT:

Rrisni efikasitetin dhe krijimtarinë; aplikacione dhe pajisje që do të ndryshojnë mënyrën se si punoni në distancë

Rrisni efikasitetin dhe krijimtarinë; aplikacione dhe pajisje që do të ndryshojnë mënyrën se si punoni në distancë

Përpara pandemisë, një përqindje e lartë e të punësuarve, edhe në vendet e zhvilluara, nuk kishin punuar kurrë në distancë, megjithatë, në vitin 2020, numri i personave që punon online në distancë u rrit shumë shpejtë. Edhe pas një viti nga fillimi i pandemisë, puna nga shtëpia vijon të mbetet një opsion i preferuar nga punonjësit, por është ende një sfidë për shumë prej nesh.

Arsyet kryesore përse puna në distancë mund të mos shkojë ashtu si e keni menduar lidhet me problemet organizative, komunikuese dhe motivuese gjatë punës në distancë. Punonjës të ndryshëm, vlerësojnë avantazhe të ndryshme, por askush nuk e mohon dot se ekuilibri punë-jetë është një nga përfitimet më të mëdha. E nëse për motivimin nuk kemi shumë për t’ju thënë, lidhur me problemet e komunikimit apo organizimit, zgjidhjen e gjeni tek teknologjia.

Smartphonet apo tabletët në ditët e sotme, janë konceptuar dhe prodhuar për t’ju ardhur në ndihmë konsumatorit dhe gjiganti i novacionit Samsung e di më mirë nga të gjithë.

Teknologji inovative që i jep zgjidhje problemeve thelbësore

Me lançimin e tre modeleve të tabletit më të fundit, Galaxy Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra, Samsung ofron përvoja të paprovuara më parë. Ekranet Dynamic AMOLED 2X sigurojnë përvoja epike shikimi falë Qualcomm Snapdragon® 8 Gen 2 për Galaxy. Ekrani 14,6 inç Dynamic AMOLED 2X i Galaxy Tab S9 Ultra ofron një përvojë gjithëpërfshirëse si asnjëherë më parë, duke bërë punën nga ekrani një kënaqësi të vërtetë. Shpejtësia dinamike e rifreskimit të serisë Galaxy Tab S9 kalibron automatikisht nga 60 në 120 Hz për të balancuar reagimin e qetë me efikasitetin e optimizuar të baterisë.

E nëse shqetësoheni për ndriçimin e tabletit që ndoshta nuk është i optimizuar për punë, Eye Comfort redukton me më shumë se 70 përqind tendosjen e syve në dritë të ulët blu. Ai mundëson detaje të qarta, duke i bërë fotografitë, projektet apo animacionet të duken sa më realë. Tingulli është një tjetër revolucion për të cilin Samsung krenohet. Për të siguruar një përvojë kinematografike përmes tingujve, përdoruesit e Galaxy Tab S9 mund të zgjedhin gjithashtu nga cilësimet e personalizuara të tingullit për lojëra, dëgjim të muzikës, telefonatave e  video-konferencave dhe më shumë.

Për krijuesit e kontentit në ambientet e jashtme, teknologjia inovative Vision Booster është tani në serinë Galaxy Tab S9. Ai njeh automatikisht kushtet e ndriçimit të fortë dhe përshtatet për ta mbajtur ekranin të optimizuar.

Përvoja unike e multitasking

E krijuar për të frymëzuar produktivitetin spontan si dhe për të rritur kreativitetin, seria Galaxy Tab S9 është mjaft inspiruese për portofolet krijuese me aplikacione të reja dhe të përmirësuara për çdo pasion personal.

Çdo pajisje premium Galaxy Tab S9 vjen së bashku me një mjet që përdoruesit e tabletëve e preferojnë shumë: lapsin Galaxy S. Duke ofruar një përvojë të ngjashme me stilolapsin në letër, seritë Galaxy Tab S9 dhe S Pen tani janë të dy të vlerësuarat me IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke ju dhënë më shumë mundësi përdoruesve shprehin idetë e tyre. S Pen mund të shkruajë gjithashtu në shiritat e kërkimit, shfletuesit dhe në aplikacione të ndryshme. Përdoruesit mund të përfitojnë përvoja premium falë S Pen Creator Edition. S Pen Creator Edition është projektuar që të ketë një teksturë për një përdorim sa më të rehatshme dhe një kënd më të gjerë animi që e bën krijimin më intuitiv.

Ekranet zhytëse të serisë Galaxy Tab S9 janë sfondi ideal për çdo projekt. Me Multi ëindoë, deri në tre aplikacione mund të shfaqen si një rrjet i organizuar i dritareve lehtësisht të rregullueshme. Bëni kërkime në një shfletues, referojuni një imazhi nga Galeria Samsung dhe skiconi idetë në Samsung Notes, të gjitha njëkohësisht në një pamje. Ose me pamjet Pop-Up, aplikacionet mund të shikohen si dritare lundruese ndërkohë që shfaqin ende ekranin e plotë bazë.

GoodNotes funksioni i preferuar nga fansat ofron një përvojë të re të marrjes së shënimeve dhe ditarit në Android për herë të parë, duke u nisur ekskluzivisht për përdoruesit e tabletëve Galaxy. Ndoshta gjatë atij udhëtimi të gjatë me tren apo makinë, mund të shkruani kryeveprën tuaj.

Aplikacioni i nivelit pro të modifikimit të videove LumaFusion e bën punën të lehtë kur krijoni përmbajtje të ndashme. Imazhet, videot, madje edhe skedarët e mëdhenj të marra në kamerën tuaj të telefonit inteligjent Galaxy mund të ndahen lehtësisht në serinë Galaxy Tab S9 me Quick Share. LumaFusion falë ekranit të gjerë të Galaxy Tab S9 Ultra, mundëson që redaktimi i videove të jetë i saktë.

Clip Studio Paint është transformuar në një ndërfaqe të thjeshtë tableti për vizatim, pikturë apo më shumë se kaq. Ndërkohë, ArcSite fuqizon projektuesit dhe profesionistët duke e transformuar vizionin e tyre krijues në projekte 2D CAD të hartuara me përpikëri, plane gjithëpërfshirëse të faqeve dhe vlerësime të sakta. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Google për të optimizuar eksperiencat e ekranit të madh, përdoruesit mund të përfitojnë nga aplikacionet partnere për të përfunduar me lehtësi detyrat dhe për t’i kthyer idetë në realitet në serinë Galaxy Tab S9.

Të lidhur në çdo moment

Me përvojën e veçantë të pajisjes, seria Galaxy Tab S9 gjithashtu integrohet pa probleme në ekosistemin Galaxy. Përdorimi i mjeteve krijuese është i thjeshtë kur tabletët Galaxy Tab S9 janë të lidhur me pajisje të tjera.  Për t’u përshtatur me përvojat premium të softuerit, hardueri i serisë Galaxy Tab S9 përmban karakteristika ikonike të dizajnit Galaxy nga telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23, siç është e njëjta strukturë e mrekullueshme e kamerës.

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori