LAJMI I FUNDIT:

Rrihte brutalisht ish-bashkëshorten, ndëshkohet keq nga turma e mllefosur (Video, +18)

Rrihte brutalisht ish-bashkëshorten, ndëshkohet keq nga turma e mllefosur (Video, +18)

Kalimtarët e rastit në një rrugë të Turqisë, e ndëshkuan keq një burrë, që po e rrihte brutalisht ish-bashkëshorten.

Derisa viktima e pambrojtur bërtiste dhe kërkonte ndihmë, ai e qëllonte me një objekt të fortë, derisa nuk u grushtua nga një burrë, transmeton Telegrafi.


“Ulërinte dhe mbante kokën poshtë, ndërsa ai e rrihte dhe e shante me fjalët më të ndyta. Ne nuk kishim si t’i ndihmonin”, e ka përshkruar një shitëse momentin dramatik.

Mediat turke bëjnë të dikur se ai është arrestuar, për sulm të paramenduar ndaj viktimës me të cilën ishte shkurorëzuar para pak kohe. /Telegrafi/