LAJMI I FUNDIT:

RrGK: Nuk ka drejtësi për gratë kur nuk ka dënime për vrasësit

RrGK: Nuk ka drejtësi për gratë kur nuk ka dënime për vrasësit

Gjatë ditës së djeshme u bë publik lajmi se Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Ferizajt për Naser Pajazitajn, i cili e ka vrarë bashkëshorten e tij, Donjeta Pajazitajn.

Lidhur me këtë ka reaguar Rrejti i Grave të Kosovës (RrGK) duke vlerësuar se vendime si ky vetëm sa motivojnë dhunuesit e vrasësit e grave, kurse demotivojnë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë për t’i raportuar krimet e për të kërkuar drejtësi për to.


Për më tepër, RrGK rikujton se përveç Kodit Penal të Kosovës, edhe Konventa e Stambollit, e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kërkon nga institucionet e drejtësisë që të mbrojnë viktimat e dhunës gjinore dhe të dënojnë pa kompromis dhunuesit e vrasësit e grave.

Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj në rastin e të akuzuarit Naser Pajazitaj 
Lexo po ashtu Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj në rastin e të akuzuarit Naser Pajazitaj 

Përmes kësaj kumtese, RrGK kërkon që të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese në rastin e Naser Pajazitajt dhe të kthehet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për të. Po ashtu, procesi nuk duhet të lë hapësirë për rigjykim.

Që prej vrasjes së Donjeta Pajazitajt, RrGK ka bërë përpjekje të vazhdueshme përmes protestave, monitorimeve dhe reagimeve, duke bërë thirrje që drejtësia të vihet në vend dhe vrasësi të marrë dënimin e merituar.

RrGK do ta monitorojë edhe këtë rast për së afërmi dhe do të kërkojë drejtësi për Donjeta Pajazitajn, dhe për secilën grua të dhunuar e të vrarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori