Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naser Pajazitaj, të akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Mbrojtja kërkon nga Apeli lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, prokuroria vërtetim të dënimit Mbrojtja kërkon nga Apeli lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, prokuroria vërtetim të dënimit

“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i akuzuari N.P. është shpallur fajtor për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 179, paragrafi 1, nën- paragrafët 4 dhe 12 të KPRK dhe dy veprave penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, paragrafi 1 të KPRK, ndërsa për shkak të këtyre veprave penale, ndaj të akuzuarit në fjalë është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/