LAJMI I FUNDIT:

Tatuazhi që imiton flokët, ia ktheu vetëbesimin tullacit (Foto)

Tatuazhi që imiton flokët, ia ktheu vetëbesimin tullacit (Foto)

Simon Lane shpenzonte nga 90 minuta në ditë, për të kamufluar kokën e tij pa flokë.

Burri 44-vjeçar tani ka sërish ‘flokë’, falë një intervenimi me anë të tatuazhit.


Si fëmijë, atij i kishin zbrazur aksidentalisht ujin e valë nga ibriku, duke e lënë pa flokë dhe me lëndime të konsiderueshme. Për 38 vjet me radhë, ai ka bartur parukë dhe i është nënshtruar disa herë mbjelljes së flokëve, por pa sukses, transmeton Telegrafi.

Babai i tre fëmijëve, tani ka bërë ‘tatuazh flokësh’, që është një mikro pigmentim i lëkurës së kokës.

Lane tani ka një kokë që jep iluzionin sikur është e mbuluar me flokë me fije të shkurtra, ndërsa pjesët anësore të vijëzuara me kujdes.

“Ky tatuazh në kokë, më ka kthyer vetëbesimin dhe tani ndihem sikur jam gati për gjithçka”, ka thënë Lane. /Telegrafi/

Simon Lane2

Simon Lane1